Transmetuar më 05-10-2017, 17:52

Vogëlushja e vogël Harper ishte duke udhëtuar një ditë me maminë me të atin me makinë, ndërsa shoqëroheshin edhe nga qeni i tyre pastor gjerman i quajtur Trek.

Kur u afruan pranë shtëpisë babai i vogëlushes e zbriti atë dhe qenin nga makina ndërsa shkoi për të tërhequr postën.

Papritmas Trek filloi të shtynte Harperin me turinj duke e larguar nga makina. Kjo sjellje ishte e pazakontë për të prandaj dhe babai i Harper, Rodney ishte i hutuar, derisa zbuloi të vërtetën e rrezikshme.

Një gjarpër ishte fshehur nën hijen e automjetit, ndërsa Trek po tentonte ta largonte vajzën e vogël nga rreziku që i kanosej prej pickimit të tij.

Babë e bijë ende të pavetëdijshëm u futën në veturë, e në atë moment pit bulli i quajtur Gracie, qeni tjetër i familjes iu bashkua Trek-ut duke e mbytur gjarprin. /b.l/noa.al/