Transmetuar më 05-10-2017, 18:46
Publicitet

Dyshja e këngëtarëve Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë përfolur goxha në media për një lidhje të mundshme mes tyre.

Edhe pse asnjëri nuk pohoi asgjë publikisht, paparazi i fotografoi teksa ishin të kapur për dore duke dalë bashkë nga hyrja e një pallati. Dhe sot ata na zbuluan se po sjellin një bashkëpunim në muzikë.

Dyshja e njohur madje do shfaqen më bashkë se kurrë me një këngë të re, titulli i së cilës është “Vetëm ti je”.

Genci dhe Eni në profilet e tyre në Instagram, kanë lajmëruar se së shpejti do të publikohet edhe kënga e tyre e re.

Thua ta pranojnë lidhjen e tyre përmes tekstit të këngës? Kjo mbetet për t’u parë kur të publikohet kënga. /b.l/noa.al/

 

Loading...