Transmetuar më 05-10-2017, 18:54

Një grup trafikantësh të lëndëve narkotike, pjesë e së cilit ishin dy grekë dhë një shqiptar, është shkatërruar nga policia në një aksion që u shtri në zona të ndryshme të Greqisë.

Policia bën me dije se të arrestuarit janë një 25 vjeçar dhe 26 vjeçar grek, dhe një 46 vjeçar me origjinë shqiptare.

Ndërkohë, në cilësinë e provave materiale u sekuestruan në një furgon 370 kg marijuanë, si dhe 97.5 gram vaj hashashi.

Tre personat akuzohen se janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikimit të drogës. Operacioni u mor mbrëmjen e djeshme në doganën e Kakavijës ku u kap në tentativë për t’u arratisur në Shqipëri, një pjesëtar i bandës, 46-vjeçari nga Shqipëria. /k.k/noa.al/