Transmetuar më 05-10-2017, 19:05

Pas përfundimit të seancës, që rinisi në orën 18:00, kryetari i Partisë Demokratike ka thirrur në një mbledhje urgjente grupin parlamentar për të diskutuar mbi qëndrimin që do të mbajë opozita pas asaj që ndodhi në Parlament.

Nisur nga ajo që tha Basha në përfundim të seancës, lihet të kuptohet se një mundësi reagimi mund të jetë thirrja e qytetarëve në protestë.

Basha tha se përballë asaj që ai e quan rikthim të diktaturës në Parlament, do të ftojë qytetarët që të marrin në dorë fatin e institucionit të demokracisë.

Z. Basha u përjashtua nga seanca e sotme, pasi nuk liroi foltoren e Parlamentit në përfundim të kohës së fjalës së tij.

Kaq mjaftoi që seanca të karakterizohej nga debate dhe ndërprerje. /k.k/noa.al/