Transmetuar më 05-10-2017, 21:28

Një aksident tragjik i ka marrë jetën dy të rinjve nga Kosova. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mënjesit të sotëm në rrugën Siena-Bettolle, në zonën Casetta në Itali.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se në një automjet udhëtonin tre shtetas kosovarë. Për dy prej tyre dalja e makinës nga rruga rezultoi fatale, teksa ndërruan jetë si pasojë e plagëve të shumta.

Bëhet fjalë për dy të rinj të moshës 21 dhe 22 vjeç, ndërsa personi i tretë ka mbetur i plagosur por në gjendje të rënduar.

Makina është përplasur me ndarësen e rrugës duke e kapërcyer atë dhe është rrokullisur për disa metra.

Policia italiane ka hapur një proces hetimor për të kuptuar shkaqet e këtij aksidenti. Ka dyshime se makina mund të ketë dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara.

Tre personat ishin duke shkuar në punë. /k.k/noa.al/