Transmetuar më 05-10-2017, 22:16

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është e ftuara e Artur Zhejit në emisionin “360 Gradë” në Ora Neës.

Ajo sqaroi se pse ka qenë skeptike në marrëveshjet midis Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, pas pyetjes së drejtuar ndaj saj nga drejtuesi i emisionit.

Ajo shpreht se ka qenë skeptike “për arsye të marrëdhënieve historike mes tij dhe Edi Ramës jo si individ por si parti politike”.

Sipas saj “në marrëveshjen e 2007-s, pa u tharë akoma boja e marrëveshjes, ai ngriti grupin e punës për ndryshimet kushtetuese si e si të godiste LSI-në”.

“Unë kam qenë skeptike për sa i përket marrëveshjeve që Ilir Meta ka bërë me Edi Ramën për arsye të marrëdhënieve historike mes tij dhe Edi Ramës jo i individ por si parti politike. Në marrëveshjen e 2007-s, pa u tharë akoma boja e marrëveshjes, ai ngriti grupin e punës për ndryshimet kushtetuese si e si të godiste LSI-në. Unë kam qenë që çdo marrëveshje që bëhej të shkruhej dhe të ishte transparente. Ne kemi shumë marrëveshje që janë bërë në politikë që sot e asaj dite nuk janë transparente. Sot e kësaj dite kemi dilemat më të mëdha që nuk i japim dot zgjidhje”, u shpreh Kryemadhi./a.k/noa.al/