Transmetuar më 05-10-2017, 22:37

Policia e Durrësit zbulon detaje të reja pas arrestimit të Marjel Fierzës dhe Genti Nderjakut dy ditë më par të cilët pas kontrollit në automjetin ku po lëviznin, u gjetën 2 pistoleta.

Sipas Policisë, Genti Nderjaku është pajisur me leje për mbajtje arme zjarri vetëm në banesë.

Bazuar në autorizim e dhënë, shtetasit të mësipërm i lejohet majtja e armës vetëm në banesë, ndërsa sqarohet se Nderjaku nuk ka precedentë penalë të mëparshëm.

Ai ka dalë jashtë banesës me armën me vete duke konsumuar në këtë mënyrë veprën penale "Armëmbajtje pa leje".

Nderjaku është arrestuar nga Efektivet e Policisë Durrës pasi ai ishte pasagjer në mjetin tip " Porsche" me drejtues shtetasin Mariel Fierza dhe gjatë kontrollit të mjetit  iu gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri Bereta, njëra prej të cilave e dhënë me leje shtetasit G.Nderjaku.

Genti Nderjaku në momentin e arrestimit nuk ka paraqitur autorizimin e dhënë nga organet kompetente mbi ushtrimin e së drejtës për mbajtjen e armës.

Data e lëshimit të autorizimit është 23.08.2017 për armën e zjarrit tip pistoletë, marka Bereta, modeli PX4 STORM.

Ky person ka përfituar lejen për mbajtje arme me leje, vetëm në banesë  pasi ka përmbushur  të  gjitha kriteret që parashikon ligji.

Ndërsa, shtetasi Marjel Fierza nuk disponon autorizim për mbajtje arme zjarri.

Të gjitha veprimet e uniformave blu janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës./a.k/noa.al/