Transmetuar më 05-10-2017, 23:23

Letra:

Bëra tre herë seks me ndërtuesin e shtëpisë, pastaj takova një shok shkolle e tani jam në flirt me një hidraulik që ka ardhur së fundi për disa rregullime në shtëpi.

E pranojm, asnjëherë s’kam qenë besnike ndaj burrave të mi, por duhet të nënvizoj se s’kanë qenë as ata me mua.

Jam 38 vjeçe dhe për herë të parë u martova kur isha 25. E tradhtova disa herë burrin e me pas erdhi divorci.

Tani jam e martuar me personin që tradhtova herën e fundit ish-bashkëshortin, edhe ai ka qenë i martuar dhe tradhtoi gruan me mua.

Kur u martuam ramë dakord që nuk do tradhtonim më njëri-tjetrin… ne kemi 10 vite që jemi martuar dhe kemi një djalë 8 vjeç.

Por kur unë isha shtatzënë zbulova se ai kishte bërë seks me gra të tjera por më pas më tha se ishte penduar dhe nuk do ta bënte më.

Por më pas erdhi ndërtuesi në shtëpinë tonë dhe ishte kaq i mirë sa unë nuk u përmbajta dot dhe bëra seks me të.

Pas tij me një shok të vjetër e tani jam duke flirtuar me hidraulikun.

Përgjigjja e psikologes

Si fillim duhet të kuptoni arsyen se përse e tradhtoni bashkëshortin e më pas të diskutoni së bashku dhe të gjeni një mënyrë për ta zgjidhur. Mirë do ishte një konsultë me psikologun”./Burimi: The Sun – Përshtati: ShkodraNews