Transmetuar më 06-10-2017, 07:25
Publicitet

Nëse do të kishte lindur disa vite më vonë, Ija padyshim do të ishte një yll i skenës shqiptare.

E kemi parë në shumë klipe të Bes Kallakut, videot me humor që bën ai, ishte ajo që hapi dasmën e nipit, e ndërsa tani e tutje do të ketë edhe profilin e saj në Instagram.

Ka qenë vetë aktori i humorit Bes Kallaku i cili nëpërmjet një fotoje ku shfaqet krah Ijes duke vështruar më vëmendje celularin na ka dhënë këtë lajm të mirë.

“Do hapi Ija Instagram”, shkruan Besi.

Fundja pse jo, Ija mund të themi se është gjyshja më e famshme në Shqipëri dhe ka shumë fansa. /b.l/noa.al/

Loading...