Transmetuar më 06-10-2017, 07:55

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në Rusi ku janë regjistruar disa viktima.

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën pasi një tren u përplas me një autobus në një kalim hekurudhor në lindje të Moskës.

Një zëdhënës i hetuesit rajonal raportoi për 17 persona të vrarë në aksident, vetëm 100 kilometra larg nga kryeqyteti rus, në stacionin e trenit Oblast Vladimir.

Agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti, ka përmendur një zëdhënës të zyrës së guvernatorit Vladimir të ketë thënë se autobusi mbante “banorë të Uzbekut”, një shtet tjetër fqinj i Kazakistanit.

Autobusi, ishte me targa nga ish-republika sovjetike, Kazakistani, siç raportuan agjencitë ruse të lajmeve, dhe u përpoq të kalonte hekurudhën në dritën e kuqe. /b.l/noa.al/