Transmetuar më 06-10-2017, 08:42

Një person është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi është kapur duke shitur doza kokaine në rrugë.

Mësohet se në pranga është vënë Blerim Harusha, 26 vjeç, banues në lagjen “Ajasem” Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur “Pedonale” në  lagjen  "Vasil Shanto",  gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Policia iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 114 doza të tjera të lëndës narkotike e dyshuar kokainë.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe  9 telefona celularë dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /b.l/noa.al/