Transmetuar më 06-10-2017, 09:14

Ish-fitues i edicionit të 6-të të Big Brother, Anaid Kaloti, vazhdimisht rrëmben vëmendjen mediatike jo vetëm për projektet e tij të reja në politikë dhe profesionin si gazetar, por sidomos për jetën private dhe shoqërinë me shumë prej vajzave të njohura të showbiz-it.

I ftuar pasditen e djeshme në Top Channel, Anaidi rrëfeu se shumë shpejt ai do të prezantohet me një projekt në ekran. Pritet së shpejti të vijë me një emision të ri reality show, ku do ketë edhe rolin e regjisorit.

Por çfarë ndodh me jetën private të Anaidit? Pyetjes nëse është single apo në një lidhje, Anaidi pohon se nuk ka të dashur.

“Femra është një përkushtim shumë i madh, së cilës duhet t’i japësh maksimumin që ti mund të nxjerrësh nga vetja. Unë tani nuk kam kohë për këtë”, thotë ai duke shmangur indirekt edhe ngacmimin tjetër: historia me Oriola Marashin.

“Nuk dua ta komentoj këtë pjesë. Është e vërtetë, kemi dalë publikisht bashkë, por nuk kemi pse të flasim më për njëri-tjetrin, për sa kohë që nuk jemi afër. Unë i uroj suksese, gjithë të mirat në jetë…”

Ndërsa daljet në publik me ish-banoren e këtij edicioni të Big Brother, Armelën, ai i arsyeton vetëm me një shoqëri të mirë mes tyre. /b.l/noa.al/