Transmetuar më 06-10-2017, 12:03

Sara Hoxha u bë nënë në moshë të re, por pavarësisht kësaj po tregohet mjaft e zonja në rritjen e të birit.

Ditën e sotme ajo ka publikuar një fotografi në Instagram të të birit London me qenin e tyre, duke zbuluar një betejë me të cilën përballet çdo ditë.

“Është një betejë e përditshme se kush do e marrë ushqimin i pari”, shkruan Sara në fotografinë e qenushit dhe të birit.

Vogëlushi është 10 muajsh dhe tashmë është rritur goxha.

Sara Hoxha, vajza e themeluesit të ndjerë të Top medias, Dritan Hoxha, dhe Ledion Liço, u bënë prindër të të voglit London Noor, më 13 dhjetor të vitit 2016. /a.y/noa.al