Transmetuar më 06-10-2017, 12:41
Publicitet

Kjo fotografi u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe përcjell një të vërtetë të hidhur pas.

Bëhet fjalë për një djalë i cili mbulon me trupin e tij vajzën e cila shihet e shtrirë përtokë, për ta mbrojtur nga plumbat.

Gjithçka ndodhi natën mes të dielës dhe të hënës, ku një person nga kati i 23 i një hoteli hapi zjarr me automatik ndaj një turme njerëzish në Las Vegas, të cilët po ndiqnin një koncert. Nga të shtënat humbën jetën 59 persona dhe mbetën të plagosur mbi 520 të tjerë.

Fotografi i Getty, David Becker bëri këtë koment lidhur me fotografinë:

“Ishte kaq e errët sa nuk mund ta shihja me të vërtetë se çfarë po ndodhte. Shumë njerëz qanin, duke folur në telefonat celularë dhe duke u hedhur për të vrapuar.

U afrova pak më afër për të provuar dhe për të parë se çfarë po ndodhte dhe për të marrë disa foto më shumë, dhe unë ende po mendoja për veten time. Kur pashë gruan e shtrirë në tokë të mbuluar me gjak, atëherë kuptova se njerëzit po vdisnin.” /a.y/noa.al

Loading...