Transmetuar më 06-10-2017, 12:54

Një vajzë u ndalua nga Policia në Dover ku dyshohet se ishte trafikuar në Britani për prostitucion e u tha efektivëve se ishte abuzuar seksualisht nga një bandë në Shqipëri dhe nuk kishte asnjë ide se ku ishte apo ku po shkonte.

Dy persona u arrestuan me dyshimet se trafikonin njerëz për t’i shfrytëzuar seksualisht. Mësohet se shtetasit e arrestuar nuk janë shqiptarë, por thanë se gruaja është nga Shqipëria.

Neculai-Georgel Sirbu, 24 vjeç, fillimisht pretendoi se gruaja shqiptare ishte e dashura e tij për katër javë dhe ata po udhëtonin për në Londër për të kërkuar punë. Megjithatë, ai më vonë tha se kishte paguar 1,000 euro për ta marrë atë në Londër.

Gjykata e Canterbury vuri re se si Sirbu dhe Pal Sebastian Caragata, një roje 41-vjeçar i sigurisë, kishin bërë tri udhëtime nga Belgjika në Britani të Madhe gjatë muajit gusht.

Të dy personat u burgosën me nga tre vjet. Në gjyq u zbulua se sapo ajo ishte ndarë nga Sirbu, ajo pretendonte të ishte shqiptare dhe ishte abuzuar seksualisht nga anëtarët e një bande shqiptare, por jo nga Sirbu dhe Caragata.