Transmetuar më 06-10-2017, 14:10

Çmimi Nobel për Paqen i vitit 2017, i surprizoi të gjithë. Vlerësimi i shumëlakmuar në nivel botëror, i’u dha ICAN, Nismës Ndërkombëtare për çarmatim Atomik.

Komiteti vlerësoi punën e ICAN, për të tërhequr vëmendjen lidhur me katastrofat dhe pasojat humanitare nga përdorimi i armëve nukleare dhe për ndalimin e armëve bërthamore.

Kryetari i Komitetit Nobel në Oslo të Norvegjisë, Berit Reiss-Anderson, deklaroi ditën e sotme se “Ne jetojmë në një botë, në të cilën rreziku i përdorimit të armëve bërthamore është më i madh se prej shumë kohësh më parë”.

Juria e Çmimit Nobel duhet të vendoste mes 318 kandidatëve, 215 persona dhe 103 organizata.

Çmimi Nobel i Paqes me një vlerë prej rreth 940 milionë milionë euro.

Ky çmim dorëzohet në Oslo më 10 dhjetor, ditën e vdekjes së shpikësit të dinamitit  Alfred Nobel. /a.y/noa.al