Transmetuar më 06-10-2017, 14:57

Një vajzë e mitur vetëm 13 vjeçe, akuzon një burrë në moshë se e përndjek.

Gjatë dirs së djeshme është paraqitur në polici nj vajzë 13-vjeçare, nga Leskoviku, i Ersekës, e cila ka kërkuar ndihmën e policisë.

Ajo ka akuzuar 62-vjeçarin A.K., se gjatë së mërkurës e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, duke mos ju ndarë këmba këmbës.

Noa.al mëson se vajza ka thënë se “më ndiqte në rrugë dhe më bënte shenja që më ngjallnin frikë”.

Për shkak se kjo situatë u bë e përsëritur, e mitura u drejtua për në polici.

Ndaj të moshuarit nisi hetimi në gjendje të lirë, për veprën penale të përndjekjes. /a.y/noa.al