Transmetuar më 06-10-2017, 15:58

Tiranë, NOA.al- Orët e para të së shtunës mbeten me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit por me dëborë në zonat e thella Verilindore. Paraditja largon gradualisht vranësirat drejt zonave lindore duke lënë ultësirën perëndimore në kushtet e kthjellimeve.

Pasditja dhe mbrëmja stabilizojnë kushtet atmosferike duke sjellë sërish, dominim të motit të kthjellët në territor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie mesatarisht 7°C duke bërë që ekstremet ditore të luhaten nga -2°C mëngjesi në 19- 20°C, mesdita.

Era do të fryjë mesatare dhe shpeshherë e fortë me shpejtësi deri 65 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke forcuar dallgëzimin në det në 4 – 5 ballë.

Europa

Vijon dominimi i vranësirave dhe shirave të dendur në Ballkan dhe Europën  Juglindore. Po ashtu, vranësira dhe rrebeshe të shkurtra shiu do të ketë Veriu dhe Veriperëndimi i Europës si edhe një pjesë e zonave Qendrore të Europës.

Ndërsa Europa Jugperëndimore dhe Lindore si edhe Verilindja e kontinentit paraqiten në kushtet e motit kryesisht të kthjellët. /a.y/noa.al