Transmetuar më 06-10-2017, 17:42
Publicitet

Goditet një rast i prodhimit dhe shitjes së drogave të forta, duke bërë që një person të vihet në pranga dhe një tjetër të shpallet në kërkim.

Gjatë ditës së sotme, policia e Durrësit vuri në pranga 23-vjeçarin Françesko Selishta, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e A.Z., 28 vjeç, banues në Durrës.

Në bazë të informacioneve të siguruar nga uniformave blu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, Selishtës i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 9 doza heroinë.

Ndërkohë dyshohet se 28-vjeçari i shpallur në kërkim bashkëpunonte me të arrestuarin.

Ndaj dy të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim. /a.y/noa.al

Loading...