Transmetuar më 06-10-2017, 22:46

Një aeroplan i madh pasagjerësh po fluturonte në një mot me erëra të forta, ndërsa ishte në përpjekje për t’u ulur në pistë.

Avioni Airbus A380 me 500 pasagjerë në bord, është avioni më i madh i pasagjerëve në botë. Avioni nga Emiratet u filmua në Gjermani duke u përpjekur që të ulej në aeroportin e Düsseldorf, të enjten.

Ndërsa ulja e avionit është relativisht e qetë, problemet fillojnë kur rrotat prekin në asfalt.

Video u regjistrua nga piloti Martin Bogdan dhe u ngarkua në kanalin e tij në YouTube.

Për disa momente, avioni lëkundet nga njëra anë në tjetër, ndërsa piloti përpiqet të mbajë situatën nën kontroll.

Gjermania Veriore është goditur nga stuhi të fuqishme ditët e fundit, duke shkaktuar disa viktima. /k.k/noa.al/