Transmetuar më 06-10-2017, 22:56

Me akuzën e prodhimit të drogërave të forta, një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas policisë së Durrësit, në pranga është vënë Françesko Selishta 23 vjeç, banues në Durrës. Ky person ka qëenë i dënaur edhe më parë për vepra penale.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur 28-vjeçari me inicialet A.Z, dhe po punohet për kapjen e tij.

Gjatë kontrollit fizik, Selishtës i janë gjetur edhe 9 doza me heroinë në trup.

“Më datë 06.10.2017, në bazë të informacioneve të disponuara nga Strukturat Policore, gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit Françesko Selishta i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 9 doza lënde narkotike e  dyshuar e llojit Heroinë”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. /k.k/noa.al/