Transmetuar më 10-10-2017, 14:49

Më në fund një risi nga Twitter për të gjithë përdoruesit e këtij burimi informacioni. 

Ndërkohë që Facebook dhe Instagram kanë pak kohë që e kanë këtë opsion, Twitter e shton tani.

Bëhet fjalë për butonin "save-for-later", pra mund të ruani diçka për ta lexuar apo parë më vonë, pa klikuar tek "zemra".

Kjo me siguri do të jetë e dobishme, veçanërisht për përdoruesit besnikë të Twitter për të zbuluar përmbajtje interesante.

Përveç butonit të "bookmarking", do të ketë gjithashtu një seksion tek aplikacioni për t’ju ndihmuar të kaloni nëpër artikujt tuaj që keni ruajtur. /b.l/noa.al/