Transmetuar më 10-10-2017, 19:24

Ngjarja që raportoi ditën e sotme policia, ku në një hidrocentral në zonën e Mallakastrës mbetën të plagosur dy persona, e ka zanafillën që në vitin 2012.

Konfliktet kanë qenë të shumta që prej asaj kohe, ku banorët kundërshtojnë ndërtimin e Hidrocentralit të Valikardhit, pasi sipas tyre nuk janë përmbushur kushtet e kontratës.

Noa.al mëson ekskluzivisht se ngjarja e sotme ka ndodhur pikërisht në Liqenin e Parthës, në Tërnovë, ku pesë punonjës të hidrocentralit ishin duke punuar për hapjen e kanaleve ujëmbledhëse.

Burimet kanë treguar për Noa.al se persona të armatosur kanë qenë të fshehur në pyll, dhe pasi kanë qëlluar me armë në ajër, kanë dhunuar me mjete të forta punonjësit e veprës hidrike.

Dy prej tyre ndodhen në spital.

Kjo është një prej atyre ngjarjeve ku instancat shtetërore duhet të reagojnë, për të shmangur ndonjë tragjedi të vërtetë. /k.k/noa.al/