Transmetuar më 14-10-2017, 00:17

Një djalë që tashmë i ka kaluar të tridhjetat, ka disa vite që ka krijuar dhe mban lidhje intime me shoqen e ngushtë të mamasë së tij.

Kjo lidhje sigurisht që po mbahet e fshehtë, por djaloshin po e mundon dhe ai kërkon ndihmën e psikologes.

Në letrën që gazeta “The Sun” publikoi të plotë, djaloshi tregon:

“Kryej marrëdhënie seksuale me shoqen e ngushtë të mamit. Është e mrekullueshme dhe do të doja që të kishim një lidhje, por ajo nuk është e interesuar.

Ajo jeton në lagjen tonë dhe ka qenë mike e familjes për shumë vite. Kemi bërë seks me vite të tëra. Ajo është 46 vjeçe dhe e ve.

Gjithçka nisi kur e përcolla në shtëpinë e saj dhjetë vite më parë, pasi kishte pirë shumë në një festë.

Më thoshte që isha një djalë i bukur. Isha 25 vjeç në atë kohë. Më pyeti nëse mund ta “vija në shtrat” ​​dhe e dija se çfarë vinte më pas. Duart e saj ishin mbi mua. Më hoqi pantallonat kur më puthi dhe më kërkoi ta ndihmoja me rrobat e saj.

Më habiti! Kisha qenë me vajza të reja para saj, por trupi i shoqes së mamit ishte me të vërtetë dinjitoz. Ajo është një mësuese e Pilates.

Bëmë seks, më të mirin e jetës sime. Ramë dakord që nuk do ta përparonim marrëdhënien, por sa herë që ishim vetëm, kemi marrë shansin të jemi së bashku për të bërë seks. Ndihet si gjëja më e natyrshme në botë.

Tani dëshiroj ta bëjmë marrëdhënien tonë zyrtare. Por ajo do që t’i mbajë gjërat sekrete. Nëna ime e di se çfarë po ndodh dhe thotë se formojmë një çift të mrekullueshëm.

Psikologia Deidre i jep këtë përgjigje: “Nëse jeni më pranë moshës së fëmijëve të saj se sa ajo, ajo nuk mund të ndihet mirë me hendekun e moshës ose me ta.

Seksi sekret është shumë i ndryshëm nga një marrëdhënie e hapur dhe e përkushtuar, jeta e përditshme së bashku dhe përgjegjësitë që vijnë me të.

Ndoshta ajo ndihet pak më e frikësuar këto ditë dhe mund të shohë probleme përpara. Por ju nuk keni asgjë për të humbur. Tregojini asaj se si ndiheni.

Shpjegojini se nuk jeni më për seks rastësor, por dëshironi të zhvilloni marrëdhënien tuaj në diçka më kuptimplote. Ndoshta kjo do të ishte një surprizë e lumtur për të”.

Nëse ke dhe ti një histori që dëshiron ta rrëfesh, por edhe të kërkosh mendimin e lexuesve, si dhe fjalën e psikologut, na shkruaj në [email protected]. Ne do të publikojmë historinë e treguar prej jush duke censuruar plotësisht identitetin dhe vendbanimin tuaj dhe personave të tjerë që ju mund të përmendni. Kurse psikologia e kontraktuar nga NOA.al do t’ju përcjellë ndihmën e saj