Transmetuar më 17-10-2017, 14:58
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në kuadër të vizitës së tij në Maqedoni zhvilloi takim me Kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi.
Në takim u bisedua për situatën aktuale politike dhe për proceset integruese.
Po ashtu u diskutua edhe për rolin e Shqipërisë në rajon.
Më herët Rama u prit në takim nga homologu maqedonas Zoran Zaev.
Në takimin mes dy kryeministrave u shpreh angazhimi për intensifikim të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe për sigurimin e kushteve për integrime euroatlantike në mbarë rajonin. /a.y/noa.al