Transmetuar më 18-10-2017, 20:40

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një person futet me shpejtësi në një lokal duke marrë një laptop të një gruaje.

Kjo e fundit ishte duke shijuar momentin, teksa u përball me ngjarjen që e la të shtangur.

Gjithçka ka ndodhur në një lokal në Londër, kafene e cila është në pronësi të një shtetaseje nga Shqipëria.

Kafeneja është e shqiptares Valbona Sadiku, e cila jeton në Londër.

Në një intervistë për Dailymail, ajo tha se “është e pabesushme se këta hajdutë arrijnë të hyjnë në pronën e dikujt tjetër. Gjithçka ka shkuar në një nivel tjetër, e pabesueshme”.

Në Londër janë dëgjuar shpesh raste të tilla dhe mendohet se kanë lidhje me bandën e grabitësve që u dënuan me 18 vite burg javën e kaluar, për 100 vjedhje të kryera. /k.k/noa.al/