Transmetuar më 21-10-2017, 12:07

Për dhjetë ditë me radhë një ekip alpinistësh profesionistë nga Holanda, Sllovenia, Franca dhe Australia bënë zbritje me litarë në disa prej majave më të vështira të kanioneve të Nivicës duke pasur mundësi ti eksplorojnë ato në thellësitë mbi 200 metra.

Nga këto thellësi vijnë edhe fotot të cilat për herë të parë sjellin imazhe të bukurive mahnitëse të këtyre kanioneve.

Kanionet për gati 30 kilometër përshkojnë malësitë e Kurveleshit.

Në këto kanione siç mund të shihni në galerinë e fotografive shihni ujëvara dhe pamje të rralla.

Ndonëse pak të njohura këto kanione, siç mund të shihni në fotografi, janë vërtetë spektakolare. /a.y/noa.al