Transmetuar më 21-10-2017, 17:35
Publicitet

Një 21-vjeçar me origjinë shqiptare është shndërruar në hero në Britaninë e Madhe, pasi shpëtoi një grua që po mbytej në lumin Tamiz.

Ai quhet Genci Gestila dhe në momentin e ngjarjes ishte i ulur në verandën e një lokali duke pirë me disa miq kur ka dëgjuar thirrjet për ndihmë të gruas.

21-vjeçari me orgjinë shqiptare, por me pasaportë greke, ka treguar se e dinte që duhej të vepronte menjëherë kur ka parë gruan të zhduket nën ujë, shkruan media britanike “MailOnline”.

Por duke parë format e tij fizike, mediat britanike nuk kanë ngurruar as që ta krahasojnë me aktorin britanik Daniel Craig, i cili së fundmi ka luajtur disa role si agjenti 007.

Loading...