Transmetuar më 21-10-2017, 22:07

Një sondazh i realizuar në Britani ka dalë në konkluzionin se 45 % e britanikëve që punojnë do të ishin të gatshëm të tërhiqeshin menjëherë në këmbim të një shume prek 1 milion paund ose më pak. Ndërkohë, vetëm 12% e të punësuarve britanikë thanë se asnjë shumë parash nuk mund t’i bindte ata që të largoheshin nga bota e punës. Pjesa tjetër e të anketuarve janë shprehur se mund të ndërmerrnin një veprim të tillë për 2 apo 10 milionë paund.

Në bazë të këtij sondazhi, britanikja “The Guardian” ngre pyetjen nëse 1 milionë paund (rreth 1.1 milion euro) janë të mjaftueshme për një veprim të tillë? Për këtë qëllim, janë pyetur disa punonjës se sa duhet t’u ofrohet për t’i thënë lamtumirë pagës

Aya Taleb, 16 vjeçare, studente

“Një milion nuk është fare pranë. Ndoshta 8 milion. Do të blija shumë gjëra dhe një shtëpi për prindërit e mi. Me pjesën tjetër të parave, do të përpiqesha të takoja Justin Bieber”

Sergey Titov, 41 vjeçar, profesionist i financave

“Nuk mund të bësh asgjë me 1 milion. Nuk mund të blesh as një shtëpi. Mendoj se do të më duheshin 30-50 milionë paund që të tërhiqesha. Do të ishte mirë nëse dikush do më jepte 1 milion, që do t’i investoja për nisjen e një biznesi. Por 1 milion do të iknin në 10 vite”

Indi Jackson, 58 vjeçare, kopshtare

“Njerëzit duhet të punojnë apo jo? Duhet të bësh diçka. Nuk duhet vetëm që të uleni mënjanë me një qyp me para: ju mund të jetoni edhe me 20 mijë paund në vit”

Sarah Walbank, 57 vjeçare, në pension

“Kam vendosur që të dal në pension më herët e marr 12 mijë paund në vit. 1 milion tingëllon bukur në moshën time, sepse nuk të duhet më që që blesh shtëpi. Nëse do kisha më shumë para, do bëja udhëtime. Imagjino sa shumë mund të bësh me 1 milion paund”

Maya Menon, 23 vjeçar, studente

“Mendoj se do isha e lumtur me 1 milion dhe nëse do mund të blija një shtëpi, do ishte mjaftueshëm për pjesën e mbetur të jetës.do isha më e qetë, do të ngrija një studio e do bëjë diçka nga shtëpia”.