Transmetuar më 22-10-2017, 20:45

Nga Ylli Manjani

Lajmi: Ministria e Kulturës, nëpërmjet Institutit të monumenteve, organizon një meshë në kishën Ortodokse të Labovës. Tre priftërinj katolikë u ftuan nga shteti të mbajnë meshën në kishën Ortodokse.

Kisha Ortodokse njofton se nuk ka asnjë dijeni për këtë aktivitet fetar në kishën e saj…

Para se të komentohet ky aktivitet lunatik, është me vend të lexohet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Neni 10 i Kushtetutës përcakton kristal qartë se:

“1. Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare.

2. Shteti është asnjanës në çështjet e besimit e ndërgjegjes dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike.

3. Shteti njeh barazinë e bashkësive fetare.

4. Shteti dhe bashkësitë fetare respektojnë në mënyrë të ndërsjelltë pavarësinë e njëri-tjetrit dhe bashkëpunojnë në të mirë të secilit dhe të të gjithëve.

5. Marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe bashkësive fetarë rregullohen me marrëveshje lë lidhura ndërmjet përfaqësuesve të tyre dhe Këshillit të Ministrave. Marrëveshjet ratifikohen në Kuvend.

6. Bashkësitë fetare janë persona juridikë. Ato kanë pavarësi në administrimin e pasurive të tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve të tyre, për aq sa nuk cënohen interesat e të tjerëve.”

Kjo është Kushtetuta!

Kushtetuta është ligji i parë që zbatohet direkt nga të gjithë, por në radhë parë nga organet publike.

Komentet janë të tepërta! Nuk ka nevojë të jesh jurist për të vlerësuar se ngjarja e Labovës nuk ka asnjë lidhje me Kushtetutën e Republikës. Kushtetutë tek e cila Qeveria dhe Deputetët janë betuar që nuk e shkelin!

Që shteti ynë drejtohet nga drogaxhinj e trafikante, kjo u pa! Që pushteti i droguar do të sundojë edhe kjo është e qartë!

Por përplasja e njerëzve për shkak të besimeve fetare është poshtërsi në kufinjtë e krimit kundër njerëzimit!

Më në fund, dakort që shteti shteti i drogës është lunatik, por priftërinjtë pse përzihen në këto gjera?!

Në emër të zotit që ata predikojnë, nuk duhet të bëhen pjesë e shtetit lunatik.

Nëse nuk kanë fuqi të ndihmojnë besimtarët e tyre të çlirohen nga qeveria e drogës, të paktën të mos bëhen pjesë e fëlliqsirave që ai bën!

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al