Transmetuar më 23-10-2017, 14:57

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë pjesën më të madhe të territorit të cilat gjenerojnë shira të përkohshëm në ekstremin Jugor ndërsa reshje të përkohshme dëbore në ekstremin Verior dhe Verilindje.

Pjesa e dytë e ditës përmirëson kushtet e motit duke bërë që pjesërisht Jugu dhe Qendra të kalojnë në kushtet e kthjellimeve me vranësira kalimtare por vranësira të shpeshta do të ketë në Verilindje dhe Juglindje ku reshjet mbeten prezente edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e mëngjesit do të ulen ndjeshëm duke zbritur në zonat malore deri në 0 apo -1°C ndërsa një rënie të lehtë sjellin orët e mesditës.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur pas mesditës shpejtësi 65 km/h nga drejtimi verior ku për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 5 – 6 ballë.

Europa

Vijon dominimi i vranësirave dhe reshjeve të shiut e dëborës në Juglindje të Europës, kryesisht mbi Ballkan. Po ashtu, brigjet Veriperëndimore të Europës, vendet e Balltikut dhe Jugu i Skandinavisë përfshihen nga vranësira dhe reshje intensive shiu dhe dëbore.

Por vijon dominimi i motit kryesisht të kthjellët në gadishullin Iberik, Europën Verilindore duke përfshirë një pjesë të Skandinavisë. /b.l/noa.al/