Transmetuar më 25-10-2017, 07:43

Kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë pjesën më të madhe të vendit por vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta do të ketë në ekstremin verior dhe zonat Verilindore në orët e para të ditës.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta por vranësira të dukshme do të ketë në zonat Verilindore dhe Lindore. Mbrëmja dhe orët e natës rikthjellojnë kushtet e motit në të gjithë territorin shqiptar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të sjellin një rritje të lehtë në të dy ekstremumet ditore, më e ndjeshme gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.

Europa

Europa Juglindore dhe kryesisht pellgu i Egjeut mbeten me vranësira dhe reshje të konsiderueshme. Po ashtu, Britania dhe brigjet Veriperëndimore të Europës vijojnë me vranësira dhe rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere të cilat do të zhvendosen drejt Verilindjes së Europës.

Ndërsa Europa Jugperëndimore dhe Qendrore si edhe pjesa më e madhe e Europës Lindore mbeten me kthjellime e vranësira kalimtare. /b.l/noa.al/