Transmetuar më 25-10-2017, 19:34

Nga Ylli Manjani

Asgjë e re nga Partia-shtet.

75 votat e një shumice Parti-shtet, i dhanë sot dërrmën sundimit të ligjit në vend!

Tashmë sundon një njeri i cili mbron dhe shet (sipas nevojës) cilindo që i shërben.

Vendimi i sotëm është legalizim i kanosjes politike në nivele të larta.

Ata mbajnë njëri-tjetrin me shantazhe dosjesh…

Për drejtësi dhe barazi para ligjit, nuk bëhet më fjalë!

Ka ligje për të drejtat e njeriut, por ka edhe ligje për supernjeriun!

Klani që qeveris ka vetëm një synim: të pastrojë paratë që vuri katër vitet e shkuara nga tregëtia e drogës! Vetëm në Shqipëri mund ti pastrojnë askund tjetër!

Ndaj janë sulur të rrëmbejnë bankat; të zabtojnë troje në bregun e jugut; të ndërtojnë kulla pa hesap e të investojnë në infrastrukurë me kontrata koncensioni.

Para në vlera marramendëse! Nuk ka tender që i “justifikon”!

Ky është plani i tyre, në të vërtetë!

Pasi morën të vetëm qeverinë, ju duhen taksa dhe cmime të larta transaksionesh për të “justifikuar” futjen në lojë të parave të drogës.

Tashmë i kanë të gjitha në dorë: shtetin, ligjin, politikën, bankat, median! Të gjitha!

Nuk e di a i kanë më shqiptarët…

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al