Transmetuar më 27-10-2017, 22:28

Drama personale duket se kanë përjetuar tre burra duke kryer aktin e dhimbshëm të vetëflijimit, me pasojë ikjen nga kjo jetë të dy prej tyre dhe luftën me vdekjen në spital të të tretit.

NOA raporton se ngjarjet ndodhën në harkun kohor të 24 orëve të fundit, në Elbasan, Shkodër dhe Sarandë.

Në rastin e Elbasanit, burri nga Tirana vajti tek e motra për të kryer aktin sublim të vetëvrasjes.

Komisariati i Policisë Elbasan tha se në fshatin Katundi Ri, në një pemë ulliri, pronë e shtetases Q.SH, 62 vjeçe, është gjetur i vetëvarur, vëllai i saj, SH.K., 52 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë.

Policia tha se materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Elbasan, për vlerësim.

Sakaq në Rrushkull, në  banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë dhe u dërgua në spitalin Toksikologjik Tiranë, shtetasi L.K., 55 vjeç. Pak orë më parë ai vdiq në spital.

Policia tha se po punohet për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Ndërsa nga Komisariati i Policisë Sarandë u konfirmua se në fshatin Xarrë, Konispol, shtetasi G.XH., 35 vjeç, banues në Xarrë, ka goditur veten me thikë.

I riu ka marrë dëmtime në trup dhe u dërgua në spital, pa probleme për jetën.

NOA mësoi se 35-vjeçari ka qenë në depresion madhor, i përsëritur disa herë. Ai ka qenë i shtruar në spitalin Nr. 5 Tiranë, i njohur dhe si spitali Psikiatrik. /noa.al/