Transmetuar më 28-10-2017, 15:47

Nga Spartak Ngjela

Është kohë e një rëndësie historike. Heronjtë janë të lodhur. E menduan kohën lineare, dhe politikën si interes të tyre personal. Krijuan para dhe prona me fondet e shtetit, duke u tallur me shqiptarët. Tani mendojnë të bllokojnë procesin. Bllokimi është pamundësi absolute. Do kalojnë në kontroll pasuror të kualifikuar: Presidentë; Kryeministra; Ministra Kryegjyqtarë; Gjyqtarë; Kyeprokurrorë; Prokurorë; Që të gjithë nën një mbikqyrje të ekspertizës ndërkombëtarë. Të shohim sa do t’iu lënë. Gjithsesi, pas kësaj fillon funksionimi i ligjit dhe i normalitetit në qeverisje. Shqiptarët po hyjnë në epokën e humbur që me largimin e Pric Vidit nga Shqipëria.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al