Transmetuar më 28-10-2017, 18:25
Publicitet

Ndërtimi i tunelit të Kërrabës, në autostradën Tiranë-Elbasan nisi më 29 prill të vitit 2011. Autostrada Tiranë-Elbasan përbën, pas Rrugës së Kombit, veprën e dytë më të madhe publike që ndërtohet në historinë e kombit shqiptar.

Autostrada bashkon Elbasanin me Tiranën, i shndërron ato në një treg unik, ndër më të rëndësishmit në rajon. Shqiptarët kanë mundësinë që ta përshkojnë segmentin që lidh kryeqytetin me Elbasanin, vetëm në 31 kilometër rrugë, duke shkurtuar kohën me 50 minuta për udhëtarët, dhe kjo është jo vetëm në favor të qytetarëve të Elbasanit, por erdhe të Beratit, Gramshit, Kolonjës, Korçës, Pogradecit e Librazhdit, duke qenë ajo segmenti i parë e më i rëndësishmi i Boshtit të Jugut.

Rruga do të ketë katër korsi, e pajisur ndër të tjera me një numër të madh viaduktesh, 21 të tilla, 7 mbikalime dhe 4 nënkalime, me një numër të konsiderueshëm urash, disa prej tyre më të gjata se 400 metra.

Investimi më i rëndësishëm i saj është tuneli, me një gjatësi prej rreth 2,4 km, i ngjashëm me tunelin e Bolzanos në Itali.

Shpejtësia e udhëtimit do të shkojë nga 100 në 120 km në orë. Por bashkë me këtë segment, qeveria ka në plan të mbyllë brenda 4 vitesh gjithë Boshtin rrugor të Jugut.

Vlera totale e investimit të segmentit prej rreth 290 milionë dollarësh u sigurua përmes IDB-së, duke kontraktuar dhe donatorë të tjera si Fondi i Abu Dhabi-t, në shumën 50 milionë USD; Fondi Saudit për Zhvillim, 25 milionë USD; Fondi OPEC, në shumën 24 milionë USD; si dhe kontributi i Qeverisë Shqiptare, i cili do të mbulojë pjesën e mbetur të kostos së projektit.

Loading...