Transmetuar më 28-10-2017, 20:02
Publicitet

Kompania “Nissan Motor” ka vendosur të tërheqë nga tregu 1 milion e 210 mijë automjete në Japoni, pasi disa prej tyre janë prodhuar pa kontrollet e duhura të sigurisë, njoftoi prodhuesi i makinave.

Prodhuesi i dytë më i madh i makinave, në Japoni njoftoi zyrtarisht se ka vendosur të kryejë rikontrollin e 1 milion e 210 mijë automjeteve të prodhuara midis muajit tetor 2014 dhe shtator 2017.

Sipas deklaratës së kompanisë “Nissan Motor”, ajo ka pezulluar shitjen e 60,000 automjeteve të reja.

Vendimi erdhi, pasi kontrolli i sigurisë së automjeteve ishte kryer nga një personel i pakualifikuar.

Prodhuesi i makinave tha se vendimi erdhi si rezultat i një hetimi të kryer nga qeveria në muajin shtator.

Në Shqipëri nuk ka një njoftim zyrtar se sa preken blerësit në vend nga ky vendim i kompanisë.

Në galerinë e mëposhtme shijoni pamje të disa makinave të kësaj marke që nga krijimi e deri te teknologjia më e fundit.

Image may contain: car and outdoorImage may contain: car and outdoorImage may contain: carImage may contain: 4 people, car and outdoorImage may contain: car and outdoorImage may contain: car and outdoorImage may contain: sky, car, cloud and outdoorImage may contain: car, sky, mountain, outdoor and natureImage may contain: car and outdoorImage may contain: car, sky, tree, outdoor and natureImage may contain: car and outdoorImage may contain: car and outdoorImage may contain: cloud, sky, car and outdoorImage may contain: car, ocean and outdoorImage may contain: outdoorImage may contain: carImage may contain: car and outdoorNo automatic alt text available.No automatic alt text available.Image may contain: sky, car, cloud and outdoor