Transmetuar më 28-10-2017, 22:43

Me 109 vite në shpatullat e saj ajo ishte zyrtarisht gruaja më e vjetër në Skoci.

Së fundmi ajo zbuloi sekretin e jetëgjatësisë që është njëkohësisht shumë i thjeshtë por edhe shumë gazmor.

Nëse doni të keni një jetë të gjatë ajo ju rekomandon të hani tërshërë çdo mëngjes dhe gjëja më e rëndësishme, të shmangni meshkujt.

Po, po është e vërtetë. Duket se sekreti i të pasurit një jete të gjatë paska qenë i fshehur tek meshkujt gjatë gjithë kësaj kohe.

Ose për të qenë më të saktë qenka fshehur nga meshkujt.

“Ata sjellin më shumë telashe se nga çfarë vlejnë në të vërtetë.” thotë Gallan.