Transmetuar më 29-10-2017, 08:59
Publicitet

Të gjithë e kanë konsideruar si një vendim të papritur, ndërsa simpatizantët e tij i kërkojnë që ta rikthejë dorëheqjen,

Përplasjet e fundit politike, dhe veçanërisht me Presidentin e vendit, Erdogan, kanë detyruar kryetarin e bashkisë së Ankarasë në Turqi, që të japë dorëheqjen.

Në fjalimin e tij, Melih Gokcek, e bëri të qartë se nuk po largohej me dëshirë pas 23 vitesh në detyrë, dhe se po largohej në zbatim të urdhërit të Presidentit Erdogan.

Gokcek është i gjashti kryetar bashkie i partisë AKP të Presidentit Erdogan që largohet nga detyra gjatë javëve të fundit.

Ndër të dorëhequrit, janë kryetarët e bashkive të disa prej qyteteve më të mëdha të Turqisë, ndër to edhe Stambolli. /k.k/noa.al/

Loading...