Transmetuar më 29-10-2017, 12:18

Një modele 14-vjeçare ka vdekur për shkak të lodhjes së tepërt pasi sfiloi për 12 orë rresht.

Vlada Dzyuba, nga Rusia kaloi në koma pasi qëndroi në pasarelë për 12 orë, në Shangai. Për fat të keq ajo nuk u rizgjua më kurrë dhe vdiq 2 ditë më vonë.

Vajza ishte me sëmundjen e meningjitit kronik, por kishte një kontratë strikte dhe frikësohej për të kërkuar trajtim mjeksor.

Zyrtarisht duhej të punonte vetëm 3 orë në javë.

Rasti tragjik i Vlada ka ngritur shqetësime rreth kushteve të punës për modelet dhe shfrytëzimin e tyre.