Transmetuar më 29-10-2017, 18:59

Një sistem hekurudhor futuristik që përshkruan trena pa shofer dhe linja virtuale u nis dje në një qytet kinez.

I konsideruar si “treni inteligjent” i pari në botë, makina udhëton në linjat virtuale hekurudhore nëpër rrugët plot jetë të Zhuzhou në Provincën Hunan të Kinës, raportoi “People’s Daily Online”.

Treni mund të udhëtojë shpejt deri në 70 kmh, ose 43 mph, dhe të mbajnë më shumë se 300 pasagjerë.

Sistemi hekurudhor, i quajtur ART ose Autonomia e Hekurudhave për Transportim të Shpehtë, është zhvilluar nga CRRC Corporation Limited, një nga prodhuesit më të mëdhenj të trenave në botë.

Shihni videon e mëposhtme: