Transmetuar më 30-10-2017, 18:41

Sipas astrologut të njohur Oscar Cainer, ky është parashikimi i shenjave të horoskopit për këtë javë. Sipas tij këto janë disa nga gjërat kryesore që do i ndodhin çdo shenje. 

Dashi

Ju  duhet kohë për të pritur diçka. Duhet të merrni mundësitë, kur vijnë dhe jo të vonoheni. Para se të bëni një lëvizje, duhet të shikoni ndjenjat tuaja të vërteta. Këtë javë nuk duhet të nxitoheni!

Demi

Në jetën tuaj emocionale, një pikë e mirë po bëhet keq. Nuk duhet të neglizhoni shenjat që shikoni në ambientin ku kaloni pjesën më të madhe të jetës suaj. Përqendrohuni më shumë dhe do shikoni që nuk do keni pasoja negative. Bëni kujdes!

Binjakët

Ne mund të jemi mirënjohës për atë që na inkurajon të jemi krijues dhe të sjellim rezultate të mira. Këtë javë, duhet të jeni mirënjohës dhe jo të qëndroni në atë kutinë tuaj të kufizuar. Mirënjohja do t’ju ndihmojë të ecni përpara.

Gaforrja

Mendoni për veprimet tuaja për momentin dhe sigurohuni që ju të mos pendoheni më vonë. Jini të kujdesshëm dhe të vetëdijshëm për atë që po bëni. Këtë javë duhet të ruheni nga dikush që mendoni se është njeriu juaj i afërt.

Luani

Individualiteti juaj do t'ju ndihmojë të shmangni problemin. Kjo është një nga gjërat më të rëndësishme pasi do të jeni në gjendje ta kapërceni vështirësinë. Megjithatë, këtë javë, do të gjeni veten të detyruar të kaloni një situatë jo të këndshme. Duhet të duroni dhe jo ta shmangni gjendjen që ndodheni.

Virgjëresha

Neptuni, Urani dhe Plutoni do kontribuojë në shenjën tuaj këtë javë. Mos kini frikë të tregoni ndjenjat tuaja dhe madje krijoni ndonjë situatë romantike. Nëse do e lini veten të lirë, do përjetoni emocione të mrekullueshme këtë javë.

Peshorja

Kur jeta nuk ecën në rrugën e duhur, e vetmja gjë që mund të bësh është të ankohesh. Por, mbani mend, e vetmja gjë me rëndësi është lumturia juaj. Pra, është koha për të marrë përsëri kontrollin. Edhe në momentin tuaj më të errët, ka një shkëndijë ngrohtësie, gëzimi dhe frymëzimi. 

Akrepi

Nëse jeni në një gjendje të trishtuar ose të hutuar, është e natyrshme të pyesni veten: “Çfarë do të më bëjë të lumtur?”. Por ndonjëherë duhet të shohim edhe më thellë brenda vetes. Mos u shqetësoni, kozmosi e di se zgjidhja që kërkoni është tashmë në majë të gishtave tuaj.

Shigjetari

Duke hequr qafe të gjitha gjërat pa vlerë, do fitoni  diçka shumë më të vlefshme. Tani, do të gjesh rrugën për ta bërë këtë. Këtë javë, dyshimet tuaja do shuhen dhe kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni mirë fillimisht edhe me veten tuaj.

Bricjapi

Ju duhet të kuptoni se ku jeni tani, në mënyrë që të ecni përpara. Nëse jeni duke përjetuar një problem është koha të shikoni në brendësi. Qëndroni edhe më shumë realist dhe do kapërceni çdo problem.

Ujori

Energjia negative që merrni nga të tjerët  mund të bëhet një burim i panevojshëm i stresit. Gjykimet tuaja të tanishme, të mëdha apo të vogla do të kalojnë. Sipas intv, problemet tuaja janë të kalueshme. Përderisa vazhdoni të ecni përpara, kështu do të jetë edhe gjendja juaj.

Peshqit

Dëshironi t’i tregoni të tjerëve botën nga pikëpamja juaj. Sigurisht, kjo do të zgjidhte shumicën e konflikteve. Nëse jeni duke kërkuar për një vend për të qëndruar, duhet të përpiqeni të shpjegoheni më mirë me njerëzit e tjerë, pasi të vetëm nuk mund t’ja dilni./b.l/noa.al/