Transmetuar më 30-10-2017, 19:29

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Kosovë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në Prishtinë, në rrugën ‘B’ të lagjes ‘Mati 1’.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur 6 persona të lënduar.

6 personat e lënduar mësohet se janë dërguar në spital për trajtim mjekësor, disa me lëndime të rënda por fatmirësisht deri tani nuk është raportuar për ndonjë fatalitet.

Mediat vendase, të cilat citojnë burime policore, shkruajnë se në aksident janë përfshirë 4 automjete.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbuluar shkaqet e aksidentit./a.k/noa.al/