Transmetuar më 30-10-2017, 19:47

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Uells të Britanisë së Madhe, ku një banesë është përfshirë nga flakët.

Sipas Daily Mail, 7 anëtarë të një familjeje dyshohet se mund të kenë humbur jetën pasi zjarri dogji shtëpinë e tyre kur ishin në gjumë.

David Cuthbertson, 68 vjec vdiq nga flakët që përfshinë banesën në orët e para të mëngjesit të dirs së sotme.

Ndërkaq raportohet se 3 fëmijë të moshave 13, 12 dhe 10 vjeç arritën të shpëtonin dhe ndodhen në spital, pa rrezik për jetën.

Në fotot e publikuara në mediat britanike, shihet se si çatia ka rënë mbi rrënojat e ndërtesës pas zjarrit të madh.

Policia po punon për të gjetur trupat e tjerë të familjes dhe për shkaqet e zjarrit që përfshiu banesën./a.k/noa.al/