Transmetuar më 30-10-2017, 23:45
Publicitet

Shpesh këto lidhje bëhen me shenjat zodiakale, por më poshtë do te gjeni edhe një tjetër lidhje të karakterit të fëmijëve me orën se kur kanë lindur.

Kjo gjë vlen edhe për ju nëse mamatë tuaja e mbajnë mend orën se kur keni lindur.

(Që të mos ngatërrohemi me oraret! Në përcaktimin e harkut kohor merrni orën e parë fikse dhe orën e fundit me minutat e fundit në mënyrë që të mos ketë konfuzion. Psh: fëmijët e lindur mes orës 12 të natës deri në orën dy të natës futen të gjithë ata që kanë lindur nga ora 00:00 deri në orën 01:59. Ata që kanë lindur në orën 02:00 futen në kategorinë e orarit tjetër e kështu me rradhë)

Fëmijët e lindur mes orës 12 të natës deri në orën 2 të natës, janë të prirur për të dashur më shumë qetësi. Preferojnë të frekuentojnë mjedise të njohura dhe e ardhmja nuk i shqetëson shumë.

Fëmijët që lindin në harkun kohor 02 të natës – 04 të mëngjesit janë më të prirur për të krijuar shoqëri dhe pëlqejnë argëtimet dhe udhëtimet.

Fëmijët e lindur mes orës 04 të mëngjesit dhe 06 të mëngjesit janë tipa romantikë dhe sentimentalë, por nga ana tjetër edhe pak kokëfortë.

Fëmijët që kanë lindur mes orës 06 të mëngjesit dhe 08 të mëngjesit janë tipa ambiciozë, të saktë dhe me kerkesa. Kanë premisa për lider pasi pëlqejnë të dallohen nga të tjerët.

Fëmijët e lindur mes orës 08 të mëngjesit dhe orës 10 të paradites pëlqejnë gjithashtu meditimin dhe qetësinë. Nuk pëlqejnë jetën e natës, as luksin. Pëlqejnë të jenë të thjeshtë.

Fëmijët që lindin mes orës 10 të paradites dhe 12 të drekës janë të prirur për shoqëri, thashetheme dhe marrëdhënie shoqërore të gjera. Ata zënë shumë miq dhe janë të shoqërueshëm.

Fëmijët që lindin mes orës 12 të drekës dhe 14 të drekës kanë një karakter të fortë, janë te sigurtë, konstant në detyrë dhe pak tremben nga vështirësitë dhe lodhjet. Shquhen për marrëdhënie te veçanta me baballarët.

Fëmijët që lindin mes orës 14 të drekës dhe 16 të pasdites duan lirinë dhe aventurën. Ata janë tipa të lirshëm në shoqëri dhe janë po aq të lirshëm në shprehjen e ndjenjave.

Fëmijët që lindin në harkun 16 pasdite dhe 18 pasdite përgjithësisht janë inteligjentë dhe intelektualë. Kanë aftësi mendimi dhe analize të thellë. Përgjithësisht kanë pak miq, por ata që kanë i kanë si vetja.

Fëmijët që lindin mes orës 18 pasdite dhe 20 të darkës janë flirtues dhe aventurierë. Këta kanë gjasa të jenë të dhënë më shumë pas seksit. Thuhet se edhe Casanova ka lindur në këtë hark kohor.

Fëmijët që lindin mes 20 të mbrëmjes dhe 22 të mbrëmjes janë bujarë, altruistë por pak të aftë për të dalluar njerëzit e këqinj. Me pak fjalë janë ata personat pozitivë që të gjithë i duam pranë nesh pasi bëjnë çdo gjë për ne.

Fëmijët e lindur mes 22 të natës dhe 24 të natës janë tipa të sinqertë, të drejtpërdrejtë dhe pak naivë. Ata duke qenë vetë të sinqertë mendojnë se çdo është ashtu siç duket dhe jo e kundërta.