Transmetuar më 31-10-2017, 08:15

Një i ri ka mbetur i vdekur si pasojë e shembjes së dheut. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Llaushë të Skënderajt, në Kosovë.

Viktimë e këtij aksidenti tragjik, ka mbetur Edison Abazi, nga fshati Kllodernicë e Skenderajit, i cili ishte duke punuar në fshatin Llaushë.

25-vjeçari kishe mbetur pa shenja jete pasi në kanalin rreth katër metra të thellë është shembur dheu, ndërsa përpjekjet e punëtorëve të tjerë për ta ndihmuar kanë qenë të kota.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, konfirmoi  për ngjarjen e ndodhur, ndërkohë që nuk dha më shumë detaje. /k.k/noa.al/