Transmetuar më 31-10-2017, 13:53

Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani thortë se bllokada e imponuar ndaj vendit të tij ishte "shokuese", ndërsa siguron se është i gatshëm për dialog për zgjidhjen e krizës, por pa kompromentuar dinjitetin dhe sovranitetin e vendit të tij.

Në një intervistë me Charlie Rose në programin "60 minuta" në Tv amerikan "CBS", – i cili u transmetua të dielën në mbrëmje – Emiri i Katarit tha se bllokada ishte befasuese për Katarin, "sepse disa javë më parë ne ishim në një takim në një dhomë bashkë me Presidentin (Amerikan) duke diskutuar çështjen e terrorizmit dhe financimit të tij, dhe asnjëri prej tyre (liderët e vendeve të bllokadës) nuk shprehu shqetësim apo na tha asgjë".

Emiri i Katarit theksoi se ishte i gatshëm të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta në Shtetet e Bashkuara me vendet që kanë ndërprerë marrëdhëniet me vendin e tij (Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti) duke shtuar "Nëse ata ecin një hap drejt ndaj nesh, ne do të ecim drejt tyre njëmijë hapa".

Ai tha se ishte duke pritur ende një ftesë nga Presidenti i SHBA Donald Trump vendeve të bllokadës për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me Katarin në Kamp Dejvid.

Emiri i Katarit shpjegoi se Presidenti Trump i ka thënë atij se ai nuk do të pranojë që miqtë e Shteteve të Bashkuara në rajon të hyjnë në konflikt mes tyre, dhe se ai i sugjeroi të zhvillonte një tryezë të përbashkët mes vendeve të krizës për ta zgjidhur atë.

Sheik Tamim tha se ai e pranoi menjëherë këtë sugjerim dhe se takimi duhej të ndodhte shumë shpejt, por nga vendet që e bllokadës nuk erdhi asnjë përgjigje.

Emiri i Katarit shprehu shqetësimin e tij se nëse do të ndodhte ndonjë veprim ushtarak, atëherë i gjithë rajoni do të zhytej në kaos.

Nga ana tjetër, Emiri i Katarit, rinovoi qëndrimin e tij refuzues për çdo ndërhyrje në sovranitetin dhe cënimin e dinjitetit të vendit të tij, siguroi se rrjeti mediatik “Al Jazeera” nuk do të mbyllet, duke vlerësuar rolin e këtij rrjeti në mbështetje të lirisë së shprehjes në rajon dhe në botë.

Ai akuzoi vendet e bllokadës se janë përpjekur të ndryshojnë udhëheqjen e Katarit, duke thënë: "Kjo është shumë e qartë. Ata e tentuan këtë në vitin 1996 pasi babai im u bë Emiri i vendit, dhe u përpoqën përsëri në mënyrë të qartë javët e fundit".

Ai tha se vendet e bllokadës mohojnë pavarësinë dhe të drejtën e Katarit për të menduar dhe mbrojtur të drejtën e lirisë së shprehjes, sepse këto vende "kanë frikë nga liria e shprehjes dhe e konsiderojnë atë si një kërcënim".

Sa i përket "Pranverës arabe”, ai theksoi se Katari mbështeti popujt sepse ato nuk kërkonin gjë tjetër veç kërkuar lirisë dhe dinjitetit, "ndërsa vendet e bllokadës mbështetën regjimet (diktatoriale në rajon)".

Kriza e Gjirit nisi pasi nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Katarin më 5 Qershor dhe vendosën bllokadë tokësore dhe ajrore ndaj këtij shteti pasi i drejtuan një sërë akuzash, të cilat Doha i ka konsideruar të pabaza dhe të pavërteta.