Transmetuar më 31-10-2017, 22:59

Të paktën 8 persona kanë mbetur të vdekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku një person hyri me makinë dhe përplasi çiklistët në korsinë e biçikletave.

Ngjarja ndodhi në zonën e Manhattan në Nju Jork, ku fillimisht u raportuan 6 persona të vdekur.

Autori i dyshuar, i cili është arrestuar nga policia, kaloi nga rruga “Houston” drejt “Tribeca-s” dhe përplasi çiklistët ku gjithashtu mbetën të plagosur 15 persona.

Pasi përplasjes, agresori ndaloi kamionçinën e tij kur kjo e fundit u përplas me autobusin e një shkolle aty pranë, doli me një armë false në dorë, duke u qëlluar më pas në këmbë nga policia.

Ai u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet nën masa të rrepta sigurie.

Një nga personat dëshmitarë në vendngjarje ishte dhe këngëtari i njohur Josh Groban i cili tha se dëgjoi të shtëna teksa vraponte me qenin e tij.

Ndërkaq policia vendase ka thënë se bëhet fjalë për një sulm terrorist dhe ka paralajmëruar qytetarët që të largohen nga zona.