Transmetuar më 01-11-2017, 15:06
Publicitet

Vijon dominimi i kthjellimeve në të gjithë vendin deri pas mesditës kur vranësira të lehta shfaqen në ekstremin Verior.

Pasditja mbetet e kthjellët në Jug dhe zonat Qendrore ndërsa vranësirat shtohen gradualisht në Veri. Vonë në mbrëmje dhe gjatë natës, parashikohet që vranësirat të mbulojnë pjesën më të madhe të territorit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten me 2 – 3°C gjatë orëve të mëngjesit ndërsa një rritje të lehtë sjell mesdita, kryesisht në zonat malore Lindore.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi Veriperëndimor – Perëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim të ulët.

Europa

Një sistem vranësirash vendoset në bigjet perëndimore të gadishullit Iberik duke sjellë reshje të konsiderueshme shiu.

Po ashtu, Europa Veriore duke përfshirë një pjesë të Europës Qendrore mbetet me vranësira e reshje të përkohshme shiu e dëbore të cilat gradualisht zhvendosen drejt Europës Verilindore.

Ndërsa kthjellimet dhe mot i ftohtë dominon në Europën Perëndimore, një pjesë të Qendrës si edhe gjithë Europën Lindore. /b.l/noa.al/

Loading...