Transmetuar më 02-11-2017, 10:00

Policia greke ka publikuar pamjet e arrestimit të shqiptarit, që akuzohet si autori i vrasjes së një avokati në shtetin fqinj.

Edhe pse nuk duket qartë momenti i arrestimit të tij, në pamje dëgjohen forcat e policisë teksa i kërkojnë shqiptarit të mos bëjë asnjë lëvizje dhe t’i bundet urdhrit për të mos bërë rezistencë.

Në pamje shihen makinat kur kalojnë aty, furgoni i bardhë në video është i policisë, ndërsa makina e vogël, që vjen me shpejtësi, është e shqiptarit.

Ky i fundit ka pranur autorësinë e vrasjes së avokatit, por ka thënë se qëllimi i tij ishte që ta frikësonte.

Avokati grek Michalis Zafiropoulos është vrarë me 12 tetor të këtij viti pranë zyrës së tij në një zonë të frekuentuar në Athinë. /k.k/noa.al/